Panda

BYD Qin Plus

>

>

BYD Qin Plus

Panda Electric Motors

Dinamik, efikas

BYD Qin Plus 2024 ka një dizajn elegant të jashtëm. Përpara ka grilë të përparme me krom, drita LED automatikë, dhe kapak motori. Nga anët, ofron rrota alumini 17-inç, doreza dhe pasqyra në ngjyrën e karrocerisë. Nga pas, përfshin drita LED, drita mjegullë, dhe bagazh elektrik.
Autonomi e kombinuar
0 km
0-100km/h
s
Shpejtesia Max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Fuqi elektrike

BYD Qin Plus 2024 ofron një performancë dinamike me motorin e tij të fuqishëm dhe menaxhim të ndjeshëm. Dizajni i avancuar i grilës së përparme përmirëson aerodinamikën, ndërsa rrotat prej alumini me dy ngjyra 17-inç i japin një pamje sportive. Sistemi automatik i kondicionimit të ajrit me dy zona dhe filtri i ajrit PM 2.5 kontribuojnë në një mjedis të rehatshëm të drejtimit, duke e bërë atë një automjet të përshtatshëm si për performancën ashtu edhe për komoditetin.

Panda Electric Motors

Komoditet dhe performancë

Brendësia e BYD Qin Plus 2024 ofron komoditet të shkëlqyer. Disponon sedilje me lëkurë Sensatec me rregullim manual. Sediljet e pasme janë të palosshme në raport 4:6 për më shumë hapësirë për ruajtje. Timoni multifunksional ka akcent të zezë dhe krom dhe ngjyrë me dy nuanca. Ai gjithashtu ka rregullim manual në 4 drejtimet.

Akcentet e zeza në konsolën qendrore, dyert dhe panele e instrumenteve i japin një ndjesi elegance kabinës, përveç ndriçimit të brendshëm të disponueshëm. Sistemi automatik i kondicionimit të ajrit me dy zona dhe filtrin e ajrit PM 2.5 siguron ajër të pastër për të gjithë pasagjerët.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te BYD Qin plus

BYD Qin plus është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Ekran 12.8 inch touchscreen

Kontrolloni çdo gjë nëpërmjet ekranit të BYD QIN Plus. Një sistem i vecantë, i krijuar apostafat për çdo nevojë tuajën.

Qëndra e kontrollit

Një stil i thjeshtë dhe klasik dizajni nga BYD me një rregullim të optimizuar të butonëve e bën kontrollin më të përshtatshëm.

Hapsirë e qetë

Makina ka xham cilësor që bllokon ndotjen akustike, dhe garanton një udhëtim të qetë, pa shqetësime.

Karikim Dual Wireless 15W

Telefoni mund të ngarkohet pa tela duke e vendosur përpara qendrës së kontrollit. BYD QIN PLUS ka marrë në konsideratë çdo detaj me kujdes.

Strukturë e fortë

Forcçon mbrojtjen e shasisë dhe baterive për të përmirësuar qëndrueshmërinë ndaj ndikimeve në mënyrë të plotë.

Sistemi i Audios 'Infinity Luxury'

Sistem i audios i cilësisë së lartë, me 10 bokse që rrethojnë kabinën dhe krijojnë një përvojë imersive, sikur të jesh në një koncert.

Adaptive Cruise Control

Ky opsion lejon që të mbani një distancë të sigurt dhe një shpejtësi konstante ndaj makinës që keni përpara, duke frenuar ose shtuar shpejtësinë butësisht, duke ju hequr lodhjen nga rrugët e gjata.

Asistenti i Parandalimit te Perplasjeve

Ky sistem ju ndihmon të shmangni aksidentet në rastet kur ju del një objekt, automjet apo këmbësor papritmas, në rrugë, kryqëzime apo dhe kthesa. Ky sistem automatikisht frenon automjetin për të shmangur përplasjen

Asistenti i mbajtjes së Korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.

Monitoruesi i Trafikut

Në rastet kur pamja juaj nuk është e qartë, ose në rastet kur ju duhet të ecni mbrapsht, ky sistem ju lajmëron për këmbësorë apo automjete që janë duke u afruar, dhe që përbëjnë rrezik aksidenti.