BYD Seagull sjell një koncept të ri në tregun e automjeteve eletrike. Makina projekton një dizajn estetik dhe modern, dhe përbëhet nga
një sistem tërësisht elektrik. Shijoni lirinë me BYD Seagull .
Ekrani i madh shërben si qendra e makinës, duke integruar funksione inteligjente si komandat e zërit dhe lidhjen e makinës me smartphone tuaj. Ky ekran i avancuar i lejon përdoruesit të drejtojë pa shpërqendrime, ndërkohë që shton një përvojë të mençur të argëtimit, duke bërë që udhëtimi të jetë më tërheqës dhe të këndshëm.
Përvec kësaj, është ruajtur dhe një dizajn minimalist dhe praktik, për ta bërë sa më estetike makinën tuaj të ardhshme.
BYD Seagull është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.
Bagazhi ruan katër valixhe të standardizuara 20 inç. Sediljet ndahen 60:40, duke zgjeruar hapësirën nga 345 litra në 1,310 litra kur palosen sediljet e pasme.
Bëhuni gati më shpejtë për udhetimet tuaja, BYD seagull i nevojiten vetëm 42 minuta për tu karikuar nga 20% në 80%.
Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.