Panda

BYD Song

>

>

BYD Song

Panda Electric Motors

Nje evolucion i ri
i makinave Elektrike

BYD Song ka një pamje moderne dhe dinamike, një foristradë që ofron jo vetëm hapësirë, komoditet dhe qetësi, por edhe një performancë mbresëlënëse për një foristradë hibride. Nuk mungon siguria e lartë pasi automjeti përbëhet nga një strukturë e dendur dhe e fortë, trupi i së cilës përbën 62% çelik.
Autonomi
0 km
0-100km/h
s
Shpejtesia Max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Hibrid, efikas

Për performancë të lartë dhe efikasitet, modeli përdor motorin inovativ 1.5L/1.5Ti dhe sistemin hibrid elektrik EHS për të kombinuar performancën dhe kursimin e energjisë, duke arritur kursime ekonomike në drejtimin me bateri për distanca të shkurtra dhe fuqi të bollshme në drejtimin me karburant për distanca të gjata. Me ndezje motori po aq efektive sa një makinë ICE dhe një përvojë drejtimi të ngjashme me një EV të pastër, ky model ju surprizon në çdo mënyrë të mundshme.

Panda Electric Motors

Dizajn Modern dhe Elegant

Një dizajn krejtësisht i ri transformon hapësirën e brendshme në një ambient vizualisht të gjerë. Është njëkohësisht futurist dhe i rehatshëm, me një organizim të mirë. Sediljet të ftojnë të ulesh, me hapësirë të bollshme për këmbët, dhe një ekran të madh me prekje, të cilat kontribuojnë në këtë përvojë.

BYD është përkushtuar tek dizajni, duke e çuar luksin në një nivel tjetër, duke kombinuar në mënyrë të përsosur teknologjinë, elegancën dhe rafinimin.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te BYD Song

BYD Song është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Dizajn aerodinamik

Dizajni i frymëzuar nga një dragua që zhytet thekson dinamizmin dhe shpejtësinë.

"Sytë e Dragoit" dhe Dritat Triple-seven

Dritat e fuqishme të përparme ofrojnë një ndikim vizual maksimal, duke ndihmuar drejtuesin të shohë qartë gjithçka në horizont.

Hapsirë për pasagjerët

Hapësira e brendshme është jashtëzakonisht e madhe për pesë sedilje. Automjeti është i pajisur me hapësirë maksimale për këmbët, duke ofruar komoditetin maksimal gjatë udhëtimit.

Komoditet për pasagjerët

Sediljet janë përshtatur në mënyrë të përkryer dhe janë të rregullueshme në drejtime të ndryshme, duke ofruar komoditetin maksimal gjatë udhëtimit.

Dizajn i se ardhmes

Dizajni estetik, komandat e organizuara dhe një ekran tek marshi i makinës i cili shfaq një animacion kur ndizet makina.

15.6-inch 8-core Ekran Adaptiv

Ky është zemra e BYD Dragon, ku përqendrohet inteligjenca. Kur ndizet, ndriçon karakteristikën “Lëkura e Dragoit” në levën e ndryshimeve, e gatshme për një tjetër udhëtim emocionues përpara.

Adaptive Cruise Control

Ky opsion lejon që të mbani një distancë të sigurt dhe një shpejtësi konstante ndaj makinës që keni përpara, duke frenuar ose shtuar shpejtësinë butësisht, duke ju hequr lodhjen nga rrugët e gjata.

Asistenti i Parandalimit te Perplasjeve

Ky sistem ju ndihmon të shmangni aksidentet në rastet kur ju del një objekt, automjet apo këmbësor papritmas, në rrugë, kryqëzime apo dhe kthesa. Ky sistem automatikisht frenon automjetin për të shmangur përplasjen

Asistenti i mbajtjes së Korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.

Monitoruesi i Trafikut

Në rastet kur pamja juaj nuk është e qartë, ose në rastet kur ju duhet të ecni mbrapsht, ky sistem ju lajmëron për këmbësorë apo automjete që janë duke u afruar, dhe që përbëjnë rrezik aksidenti.

Strukture e fortë, siguri e lartë

Automjeti ka një strukturë me ngurtësi të lartë për thithjen e energjisë, me çelik të fortë që mbulon 62% të trupit për mbrojtje të plotë. Besimi dhe siguria juaj në drejtim janë prioritetet tona kryesore.

Bateri efikase dhe e sigurt

E sigurt dhe e qëndrueshme, Bateria Blade ekskluzive ofron mbrojtje të plotë, duke kaluar testin e depërtimit me thikë “Mali Everest”.