Panda

BYD Yuan Up

>

>

BYD Yuan Up

Panda Electric Motors

Një foristradë praktike

BYD Yuan Plus është një SUV elektrik modern që ofron performancë të lartë, si dhe komoditet të lartë. Ky model ka një  dizajn të sofistikuar dhe modern, dhe është i pajisur me baterinë inovative Blade të BYD, e njohur për sigurinë dhe jetëgjatësinë e saj.

Brënda, do të gjeni një ekran të madh 12.8-inç që përfshin komanda zanore dhe një sistem multimedial. Me kabinën e rehatshme dhe teknologjitë e avancuara, BYD Yuan Plus është ideal për udhëtime të gjata, duke kombinuar fuqinë elektrike me funksionalitetin e SUV-it për të përmbushur nevojat e çdo personi.

Autonomi
0 km
0-100km/h
s
Shpejtesia max
km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

I duhur për përdorim të përditshëm

BYD Yuan UP ofron një performancë të mirë për drejtuesit që kërkojnë efikasitet dhe rehati. Me një motorr elektrik të qetë dhe një kontroll të lehte në udhëtim, ky SUV elektrik është i përshtatshëm për qytete dhe udhëtime të gjata. Sistemi i tij i ndihmës në drejtim dhe menaxhimi i baterisë e bëjnë praktik dhe ekonomik për përdorimin e përditshëm. Yuan UP është një zgjedhje që ofron ekuilibrin mes teknologjisë moderne dhe një përvoje të këndshme gjatë drejtimit të saj.

Panda Electric Motors

Modern dhe i sigurë

Brendësia e BYD Yuan UP ofron një kombinim të komoditetit dhe teknologjisë që e bën tërheqës për drejtuesit dhe pasagjerët. Materialet cilësore dhe linjat e pastra krijojnë një ambient modern dhe të rehatshëm. Hapësira e bollshme brenda kabinës siguron komoditet, veçanërisht për udhëtime të gjata, duke ofruar mbështetje të mirë dhe liri lëvizjeje për pasagjerët në të gjitha vendet e uljes.

Në qendër të kabinës ndodhet një ekran i madh me prekje, që kontrollon funksionet kryesore, përfshirë navigimin, menaxhimin e muzikës dhe informacione të tjera të automjetit. Sistemi i infotainment-it është intuitiv dhe i lehtë për t’u përdorur. Gjithashtu, detajet e ndriçimit të brendshëm dhe organizimi praktik i hapësirave të ruajtjes e bëjnë kabinën të përshtatshme për nevojat e përditshme të përdoruesve. Brendësia e BYD Yuan UP është e ndërtuar për të ofruar rehati, teknologji dhe një përvojë të këndshme drejtimi.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera të BYD Yuan Up

BYD Yuan Up është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Ekran 12.8inch

Ekran me prekje rrotullues 12.8 inç, i përshtatshëm, i projektuar për të përmirësuar përvojën e drejtimit dhe për të shijuar argëtimin

Tavan Panoramik

Yuan Up është e pajisur me një tavan panoramik, që ndriçon ambientin e brëndshem me dritë natyrale.

Karikues Wireless

Karikoni kollaj smartphone tuaj nëpërmjet panelit të karikimit wireless, i cili ndodhet në panelin qëndror të makinës.

Skelet i fortë

Yuan up është i pajisur me një skelet tepër të fortë, që garanton sigurinë tuaj gjatë çdo rasti.

Hapsirë e rehatshme

Yuan up ofron një hapsirë të bollshme për pasagjerët te saj si dhe për shoferin.

Bagazh i bollshëm

BYD Yuan Up ofron një hapësirë praktike në bagazh, duke siguruar mjaft vend për çdo lloj ngarkese.

Adaptive Cruise Control

Ky opsion lejon që të mbani një distancë të sigurt dhe një shpejtësi konstante ndaj makinës që keni përpara, duke frenuar ose shtuar shpejtësinë butësisht, duke ju hequr lodhjen nga rrugët e gjata.

Asistenti i Parandalimit te Perplasjeve

Ky sistem ju ndihmon të shmangni aksidentet në rastet kur ju del një objekt, automjet apo këmbësor papritmas, në rrugë, kryqëzime apo dhe kthesa. Ky sistem automatikisht frenon automjetin për të shmangur përplasjen

Asistenti i mbajtjes së Korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.

Monitoruesi i Trafikut

Në rastet kur pamja juaj nuk është e qartë, ose në rastet kur ju duhet të ecni mbrapsht, ky sistem ju lajmëron për këmbësorë apo automjete që janë duke u afruar, dhe që përbëjnë rrezik aksidenti.