Panda

Chery iCAR 03

>

>

Chery iCAR 03

Panda Electric Motors

Jeto duke udhëtuar

Përjetoni një ndjesi të re me Chery iCAR 03, një makinë kjo e ndërtuar për të qënë e lirë.
Sistemi i lëvizjes me të katërta gomat përshtatet automatikisht sipas terrenit duke përdorur teknologjinë më të fundit. Struktura e përbërë e gjitha nga alumini do ju ofrojë siguri gjatë çdo terreni.

Autonomi
1 km
30-80% karikim
0 min
Shpejtesia max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Performancë e fuqishme

Chery iCAR 03 ofron një përvojë dinamike,  arrin një shpejtësi maksimale prej 150 km/h dhe ofron një distancë deri në 500 km me një karikim të plotë. Makina karikohet nga 30% në 80% për vetëm 30 minuta nëpërmet fast-charging.

Sistemi i avancuar elektrik i iCAR 03 siguron një manovrim të lehtë dhe të sigurt, në cdo lloj terreni të vështirë.

Panda Electric Motors

Modern dhe praktik

Interiori i Chery iCAR 03 ka një dizajn modern dhe minimalist, përfshin një ekran të madh qëndror që ofron kontroll të lehtë në navigacion dhe kontrolle të tjera. Timoni është elegant dhe ergonomik, me kontrolle multifunksionale për lehtësi përdorimi.

Materialet me cilësi të lartë janë të dukshme në gjithë kabinën, me sedilje prej lëkure të perforuar që ofrojnë komoditet dhe stil. Atmosfera e përgjithshme e kabinës është përmirësuar nga ndriçimi ambiental dhe linjat e pastra.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te Chery iCAR 03

Chery iCAR 03 është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Sediljet ergonimike

Sediljet ergonimike ofrojnë komoditet të lartë dhe mbështesin të gjithë trupin tuaj.

Timon ergonomik multifunksional

Shton një stil më avantgard përmes dizajnit të tij të veçantë. Më minimalist, me më pak butona, por më shumë funksionalitete nëpërmjet tyre.

Ekrane Dixhitalë

Siguron një ndërfaqe operimi intuitive dhe një estetikë moderne përmes një ekrani të madh me rezolucion të lartë.

10 Modalitete udhëtimi

Ofron siguri në drejtim dhe në të gjitha veprimet në rrugë me 10 modalitete të ndryshme të udhëtimit.

Minimalist dhe modern

Krijon një bukuri unike përmes dizajnit me minimalist dhe konturit të ngjyrave. Minimalist, dhe i pajisur me teknologjinë më të fundit.

4x4 Inteligjent

Katër goma aktive inteligjente, siguri jashtëzakonisht e lartë, përvojë drejtimi më e qetë.

Adaptive Cruise Control

Ky opsion lejon që të mbani një distancë të sigurt dhe një shpejtësi konstante ndaj makinës që keni përpara, duke frenuar ose shtuar shpejtësinë butësisht, duke ju hequr lodhjen nga rrugët e gjata.

Asistenti i Parandalimit te Perplasjeve

Ky sistem ju ndihmon të shmangni aksidentet në rastet kur ju del një objekt, automjet apo këmbësor papritmas, në rrugë, kryqëzime apo dhe kthesa. Ky sistem automatikisht frenon automjetin për të shmangur përplasjen

Asistenti i mbajtjes së Korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.

Monitoruesi i Trafikut

Në rastet kur pamja juaj nuk është e qartë, ose në rastet kur ju duhet të ecni mbrapsht, ky sistem ju lajmëron për këmbësorë apo automjete që janë duke u afruar, dhe që përbëjnë rrezik aksidenti.