Panda

Honda E-NS2

>

>

Honda E-N2

Panda Electric Motors

Nje automjet ndryshe nga të tjerat

Honda hap një kapitull të ri në industrinë e automjeteve elektrike, duke kombinuar performancën e shkëlqyer elektrike me një dizajn modern. Nuk mungojnë opsionet e shumta dhe navigatori dixhital, për ta bërë udhetimin tuaj sa më praktik.

Autonomi
0 km
Fuqi
kW
Shpejtesia Max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Brenda, një hapsirë moderne

E-NS2 është i pajisur me teknologjine më të fundit, duke përfshirë Honda CONNECT 3.0, një sistem të ri të zhvilluar ekskluzivisht për EV-të e Hondës, dhe një ekran të madh 9.4 inç. Këto modele janë projektuar për të ofruar një përvojë të sigurt, komode dhe të qetë në drejtim, duke përfshirë teknologji të ndryshme avancuara, si Kamera e Monitorimit të Drejtuesit (DMC), që ndihmon në sigurimin e drejtimit duke zbuluar sjelljet potencialisht të rrezikshme si drejtimi i pavëmendshëm dhe shenjat e lodhjes tek drejtuesi, si dhe shumë risi të tjera që do ti shihni në fund të faqes.

Panda Electric Motors

Jashte, një arkitekturë e veçantë

Arkitektura e E-NS2-së është zhvilluar rishtazi për të përmirësuar performancën e saj. Ky automjet ofron një motor elektrik që siguron fuqi dhe kontroll në kushte nga më të ndryshmet. E-NS1 përmban një bateri me kapacitet të madh që mundëson një autonomi prej 510 km.

Struktura e sigurt e makinës dhe aerodinamika e saj e bejnë një zgjedhje të duhur për çdo person që kërkon gjithcka në një makinë të vetme.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te E-NS2

Honda E:NS2 është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Ekran 9.4 inch

Kontrolloni lehtësisht cdo aspekt të makinës tuaj nëpërmjet ekranit touch-screen 9.4 inch.

Baxho Panoramike

Më shumë hapsirë, freski dhe pamje për makinen tuaj. Shijoni panoramën sipër jush.

Ndricimi i Ambientit

Jepini një atmosferë të re makinës tuaj me ndricimin shumëngjyrësh

Pamje 360 gradë e makinës

Nëpërmjet kamerave të makinës, të paisura ne cdo kënd të mundshëm, ju mund të manovroni makinën tuaj edhe në hapsirat më të ngushta.

Hapsirë e madhe e bagazhit

Si cdo foristrade, nuk mungon hapsira e bollshme ne bagazhin tuaj. Një hapsirë e cila trefishohet me sendiljet ulur.

Sendilje dhe timon me ngrohje

E-NS2 ofron komoditet si ne verë, ashtu dhe në dimër. Si pasagjer, apo shofer, ngrohtesia nuk do ju mungojë në dimër.

Karikim i shpejtë

Kur përdorni një stacion të shpejtë ngarkimi me 100kW dhe e lidhni në portin CCS të e , bateria e fuqishme dhe kompakte 68.8kWh mund të ngarkohet deri në 60 milje në vetëm 11 minuta dhe deri në 10-80% në rreth 45 minuta.

Siguri e lartë

Ne kemi përfshirë të gjitha teknologjitë e fundit të sigurisë. Kjo përfshin Sistemim e Frenimit për Mitigimin e Kolizioneve,Sistemim e Ndihmës për Mbajtjen e Korridorit,dhe Kontrollin e Adaptive Cruise.

Manovrim i Thjeshtë

Me tre mënyra drejtimi, Econ, Normal dhe Sport, mund të përshtatni fuqinë dhe efikasitetin e udhëtimit tuaj.

Vete-Parkim

Sapo të gjeni një hapsirë të përshtatshme për të parkuar, lejoni E-NS1 tuaj që t’ju ndihmojë. Automjeti do të skanojë ambientin përreth saj, dhe më pas do të kryeje manovra preçize dhe të sakta për të parkuar automjetin, qoftë dhe në hapsirat më të ngushta.

Adaptive Cruise Control

Ky opsion lejon që të mbani një distancë të sigurt dhe një shpejtësi konstante ndaj makinës që keni përpara, duke frenuar ose shtuar shpejtësinë butësisht, duke ju hequr lodhjen nga rrugët e gjata.

Asistenti i mbajtjes së Korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Timoni juaj do të lëvizë automatikisht për të kryer korrigjimet e duhura gjatë udhëtimit tuaj.

Monitoruesi i Trafikut

Në rastet kur pamja juaj nuk është e qartë, ose në rastet kur ju duhet të ecni mbrapsht, ky sistem ju lajmëron për këmbësorë apo automjete që janë duke u afruar, dhe që përbëjnë rrezik aksidenti.

Asistenti pikave të verbra

Kur sinjalizoni për të ndryshuar korsinë, sistemi juaj llogarit rrezikun dhe ju paralajmëron me ndriçim të dukshëm, në rastin kur keni afër automjete në pikat e verbra të makinës tuaj.

Asistenti i Parandalimit te Perplasjeve

Ky sistem ju ndihmon të shmangni aksidentet në rastet kur ju del një objekt, automjet apo këmbësor papritmas, në rrugë, kryqëzime apo dhe kthesa. Ky sistem automatikisht frenon automjetin për të shmangur përplasjen