Honda e:NP2 është një SUV elektrik me dizajn modern dhe një autonomi prej 545 km. I ndërtuar mbi platformën e:N Architecture F të Hondës, ofron një përvojë dinamike drejtimi dhe funksionalitete tepër të avancuara. Gjithashtu, interiori kombinon komoditetin e lartë me materiale të cilësisë së lartë.
Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.
Dizajni i jashtëm është një ndër pikat më të forta të Honda E:NP2, me një stil minimalist dhe futuristik. Linjat aerodinamike kontribuojnë në performancën e saj, e cila është një pikë tjetër e fortë e kësaj makine.
Sistemi i saj elektrik i optimizuar dhe sistemi i frenimit rigjenerues mundësojnë një autonomi prej 545km.
Gjithashtu, qëndra e ulët e gravitetit ofron stabilitet dhe lejon që manovrimi i makinës të jetë i thjeshtë, në çdo lloj terreni.
Ky automjet përfshin shumë funksionalitete të cilat do ta kthejnë udhëtimin tuaj me të një eksperiencë të bukur, si për drejtuesin, ashtu dhe për pasagjerin.
Brënda, makina është e pajisur me një sistemi aromatizues, ndriçim ambienti me ngjyra, si dhe një hapsirë tepër të bollshme. Sediljet e saj kanë një dizajn ergonomik, material cilësor lëkure, gradim elektronik dhe ngrohje.
Ekrani qëndror me prekje ofron një shumëllojshmëri funksionalitetesh dhe një përdorim intuitiv, gjithashtu dhe kroskoti i makinës është dixhital.
Honda E:NP2 është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.
Honda E:NP2 vjen me një ekran të madh prej 12.3 inç që ofron akses të shpejtë në të gjitha funksionet kryesore të automjetit.
Përveç rehatisë, sediljet ofrojnë mbështetje të plotë edhe në kthesa të forta ose në shpejtësi të lartë.
Jepini një atmosferë të re makinës tuaj me ndricimin shumëngjyrësh të ambientit.
Honda ENP2 është pajisur me një sistemi audio cilësor në çdo cep të makinës.
Të dhënat kryesore do ju shfaqen në xhamin e përparmë gjatë udhëtimit, gjithashtu dhe drejtimin e rrugës nëse keni vendosur një destinacion në GPS.