Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.
Specifikat e Jetour T2 tregojnë një SUV të gatshëm për aventura. Ky automjet i jashtëzakonshëm ka përmasa mbresëlënëse prej 4785 mm në gjatësi dhe 2800 mm bosht me bosht, duke ofruar hapësirë të bollshme për një përvojë udhëtimi të këndshme.
Motorri 4-cilindrash 2.0 Turbo i Jetour T2 ofron një fuqi të lartë prej 390 Nm Torque përmes një kamioje 7-shkallësh DCT, duke siguruar një udhëtim të qetë dhe efikas.
Brendësia e Jetour T2 përfshin elegancë, modernitet dhe thjeshtësi. Makina ofron një kabinë të gjerë me materiale të cilësisë së lartë, një sistem navigator miqësor me përdoruesin, dhe hapësirë të mjaftueshme për pasagjerët. Dizajni ergonomik siguron komoditet për të gjithë pasagjerët.
Jetour T2 është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.
Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.