Panda

Lixiang L6

>

>

Lixiang L6

Panda Electric Motors

Një foristrade elegante

Lixiang L6 është një SUV premium , i ndërtuar për të ofruar një kombinim të përsosur të komoditetit dhe teknologjisë moderne. Me një dizajn të sofistikuar dhe elegante, L6 është krijuar për të ofruar një përvojë të shkëlqyer udhëtimi për të gjithë pasagjerët. Ky model është ideal për ata që kërkojnë një automjet që kombinohet me stilin dhe performancën, duke u siguruar një përvojë luksoze dhe të rehatshme.

Autonomi
0 km
0-100km/h
0.1 s
Shpejtësia max
1 km/h

Panda Electric Motors

Autonomi e pafundme

Lixiang L6 është i pajisur me një sistem të avancuar hibrid që ofron performancë të jashtëzakonshme dhe efikasitet të lartë. Me një kapacitet të fuqishëm për përshpejtim dhe një sistem të menaxhimit të energjisë që optimizon konsumimin e karburantit, ky SUV është i përgatitur për të ofruar një udhëtim të rehatshëm dhe të fuqishëm. Teknologjia hibride ndihmon në përmirësimin e efikasitetit dhe performancës së përgjithshme, duke e bërë L6 një zgjedhje të shkëlqyer për çdo lloj udhëtimi, qoftë në qytet apo në rrugë të hapura.

Panda Electric Motors

I paketuar në teknologji dhe luks

Brenda Lixiang L6, ofron 5 sedilje në total. Ambienti është projektuar për të ofruar luks dhe rehatinë maksimale. Kabina e saj është e ndërtuar me materiale të cilësisë së lartë dhe një dizajn modern që krijon një atmosferë të sofistikuar. Sediljet janë të rehatshme dhe ofrojnë mbështetje të shkëlqyer, ndërsa teknologjia e avancuar e infotainmentit siguron një përvojë të këndshme dhe intuitive për përdoruesit.
Pasagjerëve mbrapa i ofrohet një frigorifet i cili mund të mbajë deri në 10 pije të ndryshme. Hapësira e bollshme për pasagjerët dhe bagazhet kontribuon në komoditetin e përgjithshëm, duke e bërë L6 një opsion të shkëlqyer për familjet që kërkojnë një SUV premium me funksionalitet të lartë dhe luks të spikatur.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te Lixiang L6

Audi Q5 e-tron është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Komanda dhe Kroskot në timon

Çdo gjë që ju duhet gjendet në timonin tuaj, që nga të dhënat e kroskotit e deri te komandat me butona, me shumë funksionalitete.

Ekran i gjërë 15.7 inch

Li Lixiang L6 ka një ekran të madh 15.7-inç, që ofron një ndërfaqe të qartë dhe të shpejtë. Ai integron në mënyrë të përkryer navigimin, argëtimin dhe komandat e mjetit për një përvojë intuitive në drejtim.

Tavan Panoramik

Tavani panoramik mbush mainën me dritë natyrale dhe sjell një ndjesi hapsire dhe komoditeti.

Sedilje ergonomike

Li Lixiang 6 vjen me sedilje luksoze, me materiale cilësore dhe opsione si ngrohje, ftohje, dhe gradim. Nuk mungon hapësira e bollshme edhe për pasagjerët mbrapa.

Klimë 2-zonale

Li Lixiang L6 ka një sistem të avancuar klime. Me kontroll të pavarur të temperaturës në dy zona dhe klimë për pasagjerët e pasmë, ai ofron një ambient të këndshëm dhe cilësi të lartë ajri.

Bagazh i madh

Li Lixiang L6 ofron një hapësirë të madhe bagazhi, e përshtatshme për të gjitha nevojat tuaja. Me kapacitet të lartë, ai mban lehtësisht disa valixhe dhe sende të tjera. Sediljet e pasme mund të palosen për të zgjeruar më tej hapësirën e ngarkesës.

Adaptive Cruise Control

Ky opsion lejon që të mbani një distancë të sigurt dhe një shpejtësi konstante ndaj makinës që keni përpara, duke frenuar ose shtuar shpejtësinë butësisht, duke ju hequr lodhjen nga rrugët e gjata.

Asistenti i Parandalimit te Perplasjeve

Ky sistem ju ndihmon të shmangni aksidentet në rastet kur ju del një objekt, automjet apo këmbësor papritmas, në rrugë, kryqëzime apo dhe kthesa. Ky sistem automatikisht frenon automjetin për të shmangur përplasjen

Asistenti i mbajtjes së Korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.

Monitoruesi i Trafikut

Në rastet kur pamja juaj nuk është e qartë, ose në rastet kur ju duhet të ecni mbrapsht, ky sistem ju lajmëron për këmbësorë apo automjete që janë duke u afruar, dhe që përbëjnë rrezik aksidenti.

Panda Electric Motors

Variantet e Lixiang L6

Lixiang L6 gjëndet në disa variante të ndryshme, secila me parametra dhe specifika të ndryshme

Lixiang L6 2024 Max Version

Autonomi
1 km
0-100km/h
1 s
Fuqi
1 kW

Lixiang L6 2024 Pro Version

Autonomi
1 km
0-100km/h
1 s
Fuqi
1 kW