Panda

Mercedes Benz EQB

>

>

Mercedes Benz EQB

Panda Electric Motors

Brandi më i madh gjerman, tashmë elektrik.

Një foristradë shumë e aftë në çdo aspekt, me kapacitet për shtatë pasagjerë, gjithashtu dhe një automjet elektrik tepër i avancuar që do ta shijoni çdo ditë. Teknologjia më e fundit dhe lluksi i saj, bashkë me performancën e qetë dhe shpejtësinë e saj, e bëjnë EQB nje makinë idale.
Autonomi
1 km
0-100 km/h
0.1 s
Shpejtesia Max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Kompakt dhe Elegant

EQB kombinon një performancë sportive dhe komiditetin falë amortizatorëve të pavarur në 4 rrota. Dizajni multilink, i krijuar nga Mercedes-Benz për makina dhe SUV, vazhdon të vendosë standarte të reja.

Dy motorë elektrikë ofrojnë 225 hp në EQB 300 dhe 288 hp në EQB 350. Të dy modelet janë 4MATIC®, tërheqin të katërta gomat.  Motori kompakt i EQB 250+ jep 188 hp në rrotat e përparme.

Panda Electric Motors

Interior Luksoz

Vijat e mprehta, por aerodinamike jashtë, përcaktojnë një mrekulli moderne të eficiencës së hapësirës brenda EQB-së. Ndriçimi i kabinës me 64 ngjyra ju lejon të krijoni atmosferën tuaj.

Shijoni lluksin nëpërmjet EQB. Sediljet e përparme me memorie kanë opsionin e ngrohjes. Klima me dy zona filtron ajrin e kabinës nga pluhuri, poleni dhe erërat. Nuk mungon dhe tavani panoramik.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te EQB

Mercedes Benz EQB është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Për çdo atmosferë

Linjat e qarta dhe aerodinamike jashtë krijojnë një mrekulli moderne të efikasitetit të hapësirës brenda EQB. Ndriçimi i kabinës me 64 ngjyra ju lejon të krijoni atmosferen tuaj.

Ambient Modern, dixhital.

Ekrani dixhital ofron pamje të qartë dhe të pastër. Timoni, konsola dhe ekrani qendror kanë kontrolle intuitive me prekje. Instrumentet dixhitale janë të personalizueshme dhe përfshijnë sfondet për EV.

Hapsirë mëse e mjaftueshme

Kabina e pasme përshtatet për të optimizuar komoditetin dhe ngarkesën. Rreshti i dytë dhe i tretë i sediljeve mund të palosen kollaj, duke ofruar akoma më shumë hapsire.

Teknologjia 'Augmented Reality'

‘Augmented Reality’ përmirëson udhetimet tuaja duke mbivendosur udhëzimet e rrugës në ekranin tuaj.

Asistenti Virutal Inteligjent

MBUX është asistenti virtual i makinës tuaj. Thuaj “Hey, Mercedes” për të kontrolluar funksionet. Përdor Inteligjencën Artificiale për të ofruar komoditet dhe përshtatet me përdorimin tuaj.

Inteligjenca Elektrike

Navigacioni standard MB përdor Inteligjencën Elektrike për të maksimizuar distancën që mund të përshkoni me një karikim. Ndihmon në zgjedhjen e një rruge më efikase, përshtat automatikisht sistemin e amortizimit për trafik dhe terren, dhe përgatit baterinë për ndalesa më të shpejta për karikim.

Adaptive Cruise Control

Ky opsion lejon që të mbani një distancë të sigurt dhe një shpejtësi konstante ndaj makinës që keni përpara, duke frenuar ose shtuar shpejtësinë butësisht, duke ju hequr lodhjen nga rrugët e gjata.

Asistenti i Parandalimit te Perplasjeve

Ky sistem ju ndihmon të shmangni aksidentet në rastet kur ju del një objekt, automjet apo këmbësor papritmas, në rrugë, kryqëzime apo dhe kthesa. Ky sistem automatikisht frenon automjetin për të shmangur përplasjen

Asistenti i mbajtjes së Korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.

Monitoruesi i Trafikut

Në rastet kur pamja juaj nuk është e qartë, ose në rastet kur ju duhet të ecni mbrapsht, ky sistem ju lajmëron për këmbësorë apo automjete që janë duke u afruar, dhe që përbëjnë rrezik aksidenti.

Panda Electric Motors

Variantet e EQB

Mercedes Benz EQB gjëndet në disa variante të ndryshme, secila me parametra dhe specifika të ndryshme

2024 EQB 250+ SUV

Autonomi
1 km
0-100km/h
1 s
Fuqi
1 hp

2024 EQB 300 4MATIC SUV

Autonomi
1 km
0-100km/h
1 s
Fuqi
1 hp

2024 EQB 350 4MATIC SUV

Autonomi
1 km
0-100km/h
1 s
Fuqi
1 hp