Panda

Mercedes Benz EQE

>

>

Mercedes Benz EQE

Panda Electric Motors

Një makinë me klas

Mercedes-Benz EQE është një sedan që përfaqëson një kombinim të shkëlqyer të luksit dhe teknologjisë së avancuar në industrinë e makinave elektrike. Me një dizajn aerodinamik dhe veçori të përparuara, ky model është ideal për ata që kërkojnë komoditet dhe klas.

Autonomi
1 km
0-100 km/h
0.1 s
Shpejtesia Max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Performancë e lartë

Me një motor elektrik të montuar në aksin e tij të pasmë, EQE350+ prodhon 288 kuajfuqi. Mercedes thotë se ky konfigurim do të lejojë që makina të përshpejtojë nga zero në 100 km/h në 5.6 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale të parashikuar prej 210km/h.

Modeli EQE350 4Matic me katër goma aktive i shton një motor elektrik për të ndihmuar rrotat e përparme, por ende prodhon vetëm 288 kuajfuqi në total.

Versioni EQE500 me katër goma aktive ofrohet me dy motore të përshtatur për të prodhuar një total prej 402 kuaj fuqi. Të gjitha tre konfigurimet janë të disponueshme me një sistem pezullimi ajri dhe një sistem drejtimi të rrotave të pasme.

Panda Electric Motors

Interior Luksoz

Brenda, EQE ofron një dizajn elegant me materiale premium, si dhe hapësirë të bollshme për pasagjerët. Sediljet e përparme vijnë si standard me jastëkë të ngrohtë dhe të ventiluar. Këto sedilje gjithashtu ofrojnë funksione masazhi.

Çdo EQE ka një xham panoramik dhe ndriçim të ambientit të personalizueshëm, duke krijuar një ambient të veçantë kur është ndezur.

Kabina mund të pajiset më tej me mundësi të tilla si një ekran head-up, kontroll klimatik në katër zona dhe dyer të përparme që mund të hapen dhe mbyllen automatikish.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te EQE

Mercedes Benz EQE është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Teknologji dhe komoditet i lartë

Brënda EQE ofron nje dizajn modern, që pushtohet së shumti nga paneli qëndror i gjithi dixhital. Arrin të teknologjinë e lartë me luksin tipik të bencit E-Class.

Ambient Modern, tërësisht dixhital.

Ekrani dixhital mbulon të gjithë pjesën e përparme brëa makines, ka një rezoluion të lartë dhe ështëi thjeshtë nëpëdorim. Timoni dhe ekrani qendror kanë kontrolle intuitive me prekje. 

Për çdo atmosferë

Ndriçimi i ambientit rrethon gjithë panelin dixhital qëndror, madje edhe sediljet e përparme. Opsionet aktive të ndriçimit dhe masazhit mund të krijojnë çdo lloj atmosfere.

Sedilje ergonomike

Sediljet ergonomike te EQE ofrojnë ngrohje, ventilim dhe në disa modele ofrojnë funksione masazhi për një komoditet të shtuar.

Baxho panoramike

EQE është e pajisur me një baxho panoramike, që ndriçon ambientin e brëndshem me dritë natyrale dhe freski gjatë veres.

Sistemi i audios

Mund të transmetoni Apple Music® në cilësi studioje me Spatial Audio, duke bashkuar Dolby Atmos® me Burmester® 3D Surround Sound.

Adaptive Cruise Control

Ky opsion lejon që të mbani një distancë të sigurt dhe një shpejtësi konstante ndaj makinës që keni përpara, duke frenuar ose shtuar shpejtësinë butësisht, duke ju hequr lodhjen nga rrugët e gjata.

Asistenti i Parandalimit te Perplasjeve

Ky sistem ju ndihmon të shmangni aksidentet në rastet kur ju del një objekt, automjet apo këmbësor papritmas, në rrugë, kryqëzime apo dhe kthesa. Ky sistem automatikisht frenon automjetin për të shmangur përplasjen

Asistenti i mbajtjes së Korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.

Monitoruesi i Trafikut

Në rastet kur pamja juaj nuk është e qartë, ose në rastet kur ju duhet të ecni mbrapsht, ky sistem ju lajmëron për këmbësorë apo automjete që janë duke u afruar, dhe që përbëjnë rrezik aksidenti.

Panda Electric Motors

Variantet e EQE

Mercedes Benz EQB gjëndet në disa variante të ndryshme, secila me parametra dhe specifika të ndryshme

EQE 350+ Sedan

Autonomi
1 km
0-100km/h
1 s
Fuqi
1 hp

EQE 350 4MATIC Sedan

Autonomi
1 km
0-100km/h
1 s
Fuqi
1 hp

EQE 500 4MATIC Sedan

Autonomi
1 km
0-100km/h
1 s
Fuqi
1 hp

AMG EQE 4MATIC+ Sedan

Autonomi
1 km
0-100km/h
1 s
Fuqi
1 hp