Tesla Model 3 është një sedan elektrik, i njohur për arritjet e tij të jashtëzakonshme, teknologjinë e avancuar dhe performancën e fuqishme. Me modele të ndryshme si Standard Range Plus, Long Range dhe Performance, ofron autonomi që varion nga 600kmderi në 700km.
Modeli 3 kombinon veçoritë e sigurisë më të fundit me një përvojë dinamike të drejtimit, duke e bërë atë një zgjedhje të shëlqyer për adhuruesit e automjeteve elektrike.
Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.
Brendësia e Tesla Model 3 është e njohur për dizajnin e saj minimalist dhe modern. Ajo përfshin një ekran të madh qëndror që ju lejon të menaxhoni funksionet e shumta të automjetit, përfshirë navigacionin dhe kontrollin e klimës.
Materialet e cilësisë së lartë dhe ndriçimi i ambientit krijojnë një atmosferë të këndshme dhe të rafinuar. Me një hapsirë të madhe dhe komode, Model 3 ofron një eksperiencë të rehatshme për shoferin dhe pasagjerët.
Tesla Model 3 ofron një sistem të avancuar të sigurisë që përfshin shumë teknologji të integruara për mbrojtjen e shoferit dhe pasagjerëve. Automjeti është i pajisur me sistemin Autopilot, i cili ofron ndihmë për ndjekjen e rrugës dhe ndihmën në ndalimin e automjetit.
Ndër karakteristikat e tjera janë frenimi automatik i emergjencës, mbështetje për ndihmën në mbajtjen e korsisë, dhe detektorë për përplasjet në prapavijë.
Model 3 ka marrë vlerësime të larta për sigurinë në teste të ndryshme dhe është ndërtuar me struktura të forta dhe zonat e deformimit për të minimizuar dëmtimet në rast aksidenti.
Tesla Model 3 është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.
Shijoni cilësinë e lartë të zërit nga Tesla, me 17 bokse, dy subwoofer dhe dy amplifikatorë.
Në qendër të makinës tuaj, ndodhet një ekran 15-inch i avancuar. Kontrolloni çdo aspekt të makinës tuaj, dhe jo vetëm.
Shtresat e xhamit akustik ofrojnë një udhëtim të qetë, ndriçim, si dhe mbrojtje nga rrezet e diellit, nxehtësia dhe rrezet UV.
Tesla Model 3 është i pajisur me sensorë dhe kamera të cilat, pasi të pikasin një këmbësor, kafshë apo objekt që ju del përpara papritmas, atëhere do të reagoj menjëherë automjeti automatikisht duke frenuar, dhe shmangur një aksident.
Tesla Model 3 është i pajisur me sensorë dhe kamera të cilat, në rast se pikasin që makina përpara jush frenon menjëherë, atëhere automjeti do të frenojë butesisht ose fortë në varësi të rastit, duke shmangur përplasjen me automjetin përpara.
Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë ose do të marrë kontrollin e timonit dhe të kryejë korrigjimet e nevojshme kur kjo është duke ndodhur.
Tesla Model 3 gjëndet në disa variante të ndryshme, secila me parametra dhe specifika të ndryshme