Panda

Tesla Model Y

>

>

Tesla Model Y

Panda Electric Motors

Kompakt, por i shpejtë

Tesla Model Y është një SUV kompak elektrik i njohur për përzierjen e saj të jashtëzakonshme të performancës, autonomisë dhe teknologjisë.

Model Y është i disponueshëm në modele të ndryshme, duke përfshirë versionet standard dhe të performancës, me modelin bazë që arrin nga 0-100 km/h në 5.0 sekonda dhe një autonomi maksimale prej deri në 500 km.

Autonomi
0 km
0-100km/h
s
Shpejtesia Max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Ideal per çdo familje

Ofron një dizajn të hollë me një interior minimalist të përqendruar rreth një ekrani të madh që kontrollon shumicën e funksioneve të automjetit.

Ka një kabinë të gjerë me hapësirë të mjaftueshme për pasagjerët dhe bagazhe, duke përfshirë një bagazh të përparmë, duke e rritur praktikalitetin e tij.

Keto, janë arsyet që e bëjnë Tesla Model Y një makinë ideale për familjen tuaj.

Panda Electric Motors

E krijuar për sigurinë tuaj.

Tesla model Y është një ndër makinat më të sigurta në botë. Kjo vërtetohet që nga struktura e fortë e cila i run pasagjerët e saj në raste aksidenti, e deri tek stabiliteti i lartë që nuk lejon makinën të kthehet përmbys në rast  humbje kontrolli.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te Tesla Model Y

Tesla Model Y është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Ekran 15-inch multifunksional

Në qendër të makinës tuaj, ndodhet një ekran 15-inch i avancuar. Kontrolloni çdo aspekt të makinës tuaj, dhe jo vetëm. Mund edhe të shihni serialin tuaj të preferuar!

Kontrollojeni me smartphone tuaj

Nëpërmjet aplikacionit të Tesla, ju mund të kyçni, shkyçni, monitoroni apo dhe të ndizni teslën tuaj!

Hapsirë e bollshme

Bagazhi i tepërt i Tesla Model Y, bashkë me bagazhin përpara makinës, ju lejojnë të merrni çdo gjë që doni në udhetimet tuaja.

Siguri Aktive

Tesla juaj do monitorojë të gjithë ambientin rreth saj gjatë kohës që ju nuk jeni në të, duke mos lejuar askënd që të hyjë i pa-autorizuar.

Performancë e qetë

Përjetoni një udhëtim të qetë, me një ndotje akustike tepër të ulët.

Panoramë sipër jush

Shtresat e xhamit akustik ofrojnë një udhëtim të qetë, ndriçim, si dhe mbrojtje nga rrezet e diellit, nxehtësia dhe rrezet UV.

Asistenti Emergjent - rastet e papritura

Tesla Model Y është i pajisur me sensorë dhe kamera të cilat, pasi të pikasin një këmbësor, kafshë apo objekt që ju del përpara papritmas, atëhere do të reagoj menjëherë automjeti automatikisht duke frenuar, dhe shmangur një aksident.

Asistenti Emergjent - rastet e frenimit

Tesla Model Y është i pajisur me sensorë dhe kamera të cilat, në rast se pikasin që makina përpara jush frenon menjëherë, atëhere automjeti do të frenojë butesisht ose fortë në varësi të rastit, duke shmangur përplasjen me automjetin përpara.

Asistenti i udhëtimit - pikat e verbra

Kur sinjalizoni për të ndryshuar korsinë, sistemi llogarit rrezikun dhe ju paralajmëron ose kryen korrigjimin e nevojshëm për të parandaluar përplasjen me automjetin tjetër.

Asistenti i mbajtjes së korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë ose do të marrë kontrollin e timonit dhe të kryejë korrigjimet e nevojshme kur kjo është duke ndodhur.