Panda

Toyota bZ4X

>

>

Toyota bZ4X

Panda Electric Motors

Dizajni i së ardhmes

Toyota bZ4X është SUV-i plotësisht elektrik, me një dizajn futuristik, bZ4X ofron deri në 500 km autonomi dhe vjen në konfigurime FWD (2 Gomat e para aktive) dhe AWD (4 Goma aktive). Brenda, ka një kabinë moderne me një ekran të madh me prekje dhe veçori të avancuara sigurie. Ky SUV kombinon sigurinë në udhëtimet tuaja me dizajnin modern të Toyotës.

Autonomi
1 km
30-80% karikim
0.1 min
Shpejtesia Max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Performancë e qetë, por e fuqishme

Toyota bZ4X ofron performancë të fortë me dy opsione: një model FWD me 201 kuaj fuqi dhe një version AWD me 215 kuaj fuqi. Modeli AWD ofron më shumë tërheqje dhe mund të përshpejtojë nga 0-100 km/h për rreth 7.7 sekonda. Frenimi rigjenerues përmirëson më tej efikasitetin, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë performancë miqësore me mjedisin dhe duke rritur autonominë e automjetit.

Panda Electric Motors

Praktik dhe modern

Interieri i Toyota bZ4X është modern dhe i gjerë, me një dizajn minimalist dhe materiale të cilësisë së lartë. Ai përfshin një ekran të madh qëndror, si dhe veçori të ndryshme avancuara. Përfshin një tavan panoramik dhe karikim wireless për smartphone. Pasagjerëve i ofrohet hapësirë e mjaftueshme dhe  komoditet dhe qetësi gjatë gjithë udhëtimmit praktikë.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te Toyota bZ4X

Toyota bZ4X është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Përformancë aerodinamike

Struktura e mprehtë e bZ4X ndihmon aerodinamikën e makines. Dizajni përfshin një spoiler të pasëm dhe një spoiler të ndarë në çati.

Hapsirë dhe komoditet

Brendësia e bZ4X krijon një ndjenjë ngrohtësie dhe komoditeti. Makina ofron shumë hapësirë dhe komoditet për pasagjeret.

Tavan panoramik

bZ4x është e pajisur me një tavan panoramik, që ndriçon ambientin e brëndshem me dritë natyrale dhe freski gjatë veres.

Interior Premium

Shijo një ndjesi luksi sa herë që hyn në bZ4X. Nga timoni me lëkurë standard e deri te komforti i sediljeve të ngrohta dhe të ventiluara.

Komoditet ne udhetim

Nga fshirëset me sensor të shiut, deri te pasqyrat e pasme që rregullojnë ndriçimin për të ulur verbimin, do të ndjeni lehtësi në çdo udhëtim.

Ekrani qëndror 12.3-inch

Ekrani standard 12.3-inch në bZ4X ofron funksionalitet të gjërë, kontroll të thjeshtë dhe rezolucion të lartë.

Çelës dixhital

Me Remote Connect, mund të përdorni Çelësin Digjital të bZ4X për të hapur/mbyllur dhe të ndizni/fikni automjetin tuaj kudo që të jeni.

Karikues Wireless

Karikoni thjeshë telefonin tuaj me panelin e karikimit wireless, gjithashtu bZ4X vjen me katër porte USB-C dhe një port USB-A.

Sistei audios JBL®Premium.

Përjetoni cilësinë e zërit me sistemin JBL® Premium Audio të disponueshëm në bZ4X. Me 9 altoparlantë dhe 800 watt energji, ky sistem i pajisur me një subwoofer ofron një audio të shkëlqyer.

Adaptive Cruise Control

Ky opsion lejon që të mbani një distancë të sigurt dhe një shpejtësi konstante ndaj makinës që keni përpara, duke frenuar ose shtuar shpejtësinë butësisht, duke ju hequr lodhjen nga rrugët e gjata.

Asistenti i Parandalimit te Perplasjeve

Ky sistem ju ndihmon të shmangni aksidentet në rastet kur ju del një objekt, automjet apo këmbësor papritmas, në rrugë, kryqëzime apo dhe kthesa. Ky sistem automatikisht frenon automjetin për të shmangur përplasjen

Asistenti i mbajtjes së Korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.

Asistenti i ndjekjes së korsisë + Asistenti emergjent

Kur është aktivizuar Asistenti i Ndjekjes së Korsisë dhe makina pikas vijat e korsive, Asistenti i Ndjekjes së Korsisë (LTA) përdor vijat në rrugë dhe/ose automjetet e para për të ndihmuar në mbajtjen e automjetit në qendër të korsisë së tij. Gjatë kohës që ky asistent është aktiv, Sistemi i Ndihmës për Ndërprerjen e Shpejtë (EDSS) monitoron veprimet e drejtuesit. Nëse EDSS përcakton se drejtuesi nuk është i vëmendshëm dhe nuk përgjigjet ndaj njoftimeve për të rikthyer kontrollin e automjetit, mund ta ndalë automjetin nën kushte të caktuara.

Asistenti i sinjalistikës rrugore

Duke përdorur një kamerë inteligjente, Road Sign Assist (RSA) është projektuar për të zbuluar tabelat e kufijve të shpejtësisë, tabelat e ndalimit, tabelat e hyrjes së ndaluar dhe disa tabela paralajmëruese. Pasi pikasen këto tabela, shafqet tabela si ikonë në ekranin tuaj si shenjë paralajmerimi.

Asistenti i dritave të gjata

Dritat e Larta Automatikë (Automatic High Beams ose AHB) janë projektuar për t’ju ndihmuar të shihni më qartë gjatë natës. Në shpejtësi mbi 35km/h, sistemi AHB është i ndërtuar për të zbuluar dritat e automjeteve që vijnë përballë jush dhe dritat e pasme të automjeteve përpara, dhe automatikisht kalon midis dritave të larta dhe të ulëta sipas nevojës, për të mos verbuar drejtuesit e automjetevë të tjerë.

Panda Electric Motors

Variantet e Toyota bZ4X

Toyota bZ4X gjëndet në disa variante të ndryshme, secila me parametra dhe specifika të ndryshme

Toyota bZ4X 615 AIR Edition

Autonomi
1 km
Fuqi
1 kW
Shpejtesia max
1 km/h

Toyota bZ4X 615 PRO Edition

Autonomi
1 km
Fuqi
1 kW
Shpejtesia max
1 km/h

Toyota bZ4X 615 MAX Edition

Autonomi
1 km
Fuqi
1 kW
Shpejtesia max
1 km/h

Toyota bZ4X 560 AWD MAX Edition

Autonomi
1 km
Fuqi
1 kW
Shpejtesia max
1 km/h