ID.3 shënon fillimin e një epoke të re, dinamike në botën e mobilitetit elektrik. Performanca elektrizuese takon dizajnin avantgard dhe autonomitë e përditshme. Kjo, për njerëzit që janë në kërkim të ndryshimit.
Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.
Udhëtoni të qetë në zyrë në mëngjes, çoni fëmijët në shkollë shpejt dhe kthehuni në mbrëmje – me një karikim baterie, praktikisht pa problem.
Gjithashtu, karikimi është i mundur pothuajse kudo – në shtëpi me energjinë elektrike të shtëpisë, në Wallbox opsional, në parkingje me stacione karikimi, në shumë partnerë të Volkswagen dhe koncesionarë automjetesh, në shumë pika karburanti – dhe shumë mundësi shtohen çdo ditë.
ID4 është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.
Kontrolli i Shpejtësisë Adaptiv (ACC) ndihmon në mbajtjen e një shpejtësie maksimale të vendosur më parë dhe një distancë minimale të paracaktuar nga automjeti përpara. Ai gjithashtu ka kontroll të parashikueshëm të shpejtësisë dhe asistencë në kthesa. Kjo do të thotë se ACC mund të përshtasë shpejtësinë e automjetit sipas kufijve të shpejtësisë dhe sipas konfiguracionit të rrugës (kthesa, rrugë qarkullimi, etj.).
Side Assist paralajmëron për ndryshime të rrezikshme të korsisë , duke treguar kur një automjet është në zonën e verbër ose kur po afrohet shpejt nga pas.
Kur sinjalizoni për të ndryshuar korsinë, ai llogarit rrezikun dhe ju paralajmëron me ndriçim të dukshëm. Kryen ndërhyrje korrigjuese në drejtimin e automjetit në rast rreziku për të shmangur aksidentet e mundshme.
Karikimi i Volkswagenit tuaj tani është më i përshtatshëm me Plug & Charge, standardi i ri për karikim të lehtë.
(Nevojitet softuerin ID. 3.1 ose më të ri, aplikacionin We Connect ID. dhe një tarifë We Charge që mbështet Plug & Charge ).
Thjesht shkoni në stacionin e ngarkimit Plug & Charge, aktivizoni Plug & Charge përmes aplikacionit dhe në automjet, dhe lidhni kabllon e ngarkimit. Regjistrimi, ngarkimi dhe faturimi janë automatike. Pastaj, vazhdoni udhëtimin tuaj.
Merrni një ide për pamjen përfundimtare të makinës tuaj dhe të siguroheni që zgjedhja e ngjyrës të jetë e përshtatshme për stilin tuaj personal dhe preferencat estetike.
Volkswagen ID3 gjëndet në disa variante të ndryshme, secila me parametra dhe specifika të ndryshme.