Panda

Volkswagen ID6

>

>

Volkswagen ID6

Panda Electric Motors

Një foristradë ndryshe nga të tjerat

ID.3 shënon fillimin e një epoke të re, dinamike në botën e mobilitetit elektrik. Performanca elektrizuese takon dizajnin avantgard dhe autonomitë e përditshme. Kjo, për njerëzit që janë në kërkim të ndryshimit.

Autonomi
0 km
Sendilje
Shpejtesia Max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Siguri & Qetesi

Në testin e përplasjes C-IASI 2023 të kryer nga Instituti i Kërkimeve të Sigurimeve të Kinës, ID.6 CROZZ arriti nivelin më të lartë të Mirë në tre indekset kryesore të testit të sigurisë: siguria e pasagjerëve në mjet, siguria e këmbësorëve jashtë mjetit dhe siguria ndihmëse e mjetit.

I ndërtuar nga 80% çelik me forcë të lartë, aliazh alumini me forcë të lartë dhe 30% çelik të formuar me nxehtësi, trupi i ID6 siguron mbrojtjen e të gjithë pasagjerëve të saj.

Panda Electric Motors

Kapacitet për të gjithë

Volkswagen ID6 është e pajisur me 6 sendilje për të mundësuar një udhëtim të sigurt për çdo pjesëtar të familjes. Nëse llogaritni hapsirën midis sendiljeve të pasme, ju keni 7 vënde në total për pasagjerët tuaj.

Sendiljet e përparme janë të pajisura me komanda elektrike dhe masazh pneumatik, duke ju mundesuar nje udhetim sa me te rehatshem.

Panda Electric Motors

Bateri e sigurt,
bateri qe zgjat.

Gjenerata e re e paketave të baterive CATL tejkalon shumë kërkesat e standardit kombëtar për testimin e paketave të baterive. Paketat e baterive funksionojnë gjithmonë në mënyrë të sigurt, pavarësisht nga kushtet ekstreme të rrugës.

Karikimi publik, stacionet ekskluzive të karikimit CAMS dhe karikimi në shtëpi mund të plotësojnë nevojat e karikimit në skenarë të ndryshëm.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te ID6

ID6 është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Asistenti i zërit

Kontrolloni lehtësisht sistemin e makines nëpërmjet kontrollit intuitiv të zërit. Thoni vetëm “Përshëndetje ID.”

Timoni i gjithi me 'touch'

Me shume se 40 funksione, ne 30 zona ‘touch’ te timonit.

Ndricimi i Ambientit

Jepini një atmosferë të re makinës tuaj me ndricimin shumëngjyrësh

Augmented Reality

Tashmë mund të shihni një udhezues në xhamin e përparmë të ID6 tuaj, i cili ju tregon shpejtësinë, drejtimin sipas GPS dhe shumë info të tjera.

Asistenti Emergjent

Nëse shoferi nuk shfaqni aktivitet gjatë udhëtimit, asistenca e emergjencës mund ta ndalë automjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të parandalojë një aksident.

Asistenti i Drites

Asistenti i Dritës bën të mundur që dritat do të aktivizohen automatikisht kur ka pak ndricim dhe do të fiket kur ka një automjet që vjen përballë.

Kontrolli i Shpejtësisë Adaptiv (ACC)

Kontrolli i Shpejtësisë Adaptiv (ACC) ndihmon në mbajtjen e një shpejtësie maksimale të vendosur më parë dhe një distancë minimale të paracaktuar nga automjeti përpara. Ai gjithashtu ka kontroll të parashikueshëm të shpejtësisë dhe asistencë në kthesa. Kjo do të thotë se ACC mund të përshtasë shpejtësinë e automjetit sipas kufijve të shpejtësisë dhe sipas konfiguracionit të rrugës (kthesa, rrugë qarkullimi, etj.).

Area View - Pamje e përgjithshme

Kur manovron në qendrën e qytetit, në një parkim të shumëkatësh ose në terren të ashpër: ka shumë situata ku drejtuesit mund ti bënin punë disa sy shtesë. Me opsionin Area View keni katër kamera që kapin zonën rreth automjetit dhe e shfaqin atë në ekranin qëndror. Për shembull, mund të shihni trotuarët më kollaj, cepat e makinës, etj…

Paralajmërimi për rrezikun në trafik (Car2X)

Funksioni standard i paralajmërimit për rrezikun në trafik mbështet drejtuesin me informacion të dobishëm, duke përfshirë paralajmërimet për punimet ndërtimore ose automjetet e shpëtimit. Teknologjia Car2X përdor WiFi për të komunikuar (pWLAN).

Asistenti i Parkimit Plus

Volkswagen-i juaj jo vetëm që tregon nëse një vend parkimi është i përshtatshëm, por gjithashtu parkon për ju. Park Assist Plus kërkon vende të përshtatshme dhe kryen manovrën e parkimit pasi të zgjidhni një vend. Ai gjithashtu mund të dali nga një vend parkimi dhe të ndihmojë në rast dështimi të parkimit.

Side Assist - Asistenti i Korsisë dhe Pikave të verbra

Side Assist paralajmëron për ndryshime të rrezikshme të korsisë , duke treguar kur një automjet është në zonën e verbër ose kur po afrohet shpejt nga pas.

Kur sinjalizoni për të ndryshuar korsinë, ai llogarit rrezikun dhe ju paralajmëron me ndriçim të dukshëm. Kryen ndërhyrje korrigjuese në drejtimin e automjetit në rast rreziku për të shmangur aksidentet e mundshme.

Karikim i lehtë

Karikimi i Volkswagenit tuaj tani është më i përshtatshëm me Plug & Charge, standardi i ri për karikim të lehtë.

Thjesht shkoni në stacionin e ngarkimit Plug & Charge, aktivizoni Plug & Charge përmes aplikacionit dhe në automjet, dhe lidhni kabllon e ngarkimit. Regjistrimi, ngarkimi dhe faturimi janë automatike. Pastaj, vazhdoni udhëtimin tuaj.