ID.7 është përkufizimi i një sedan-i premium. Do të vini re që është mjaft elegant, kështu që do të dalloheni me siguri në rrugë. Kabina është veçanërisht e gjerë dhe e rehatshme, e përshtatshme për ato udhëtime më të gjata.
Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.
ID.7 i ri ofron hapësirë të bollshme për deri në pesë pasagjerë. Falë materialeve dhe veçorive premium, si ndriçimi ambiental ose çatia panoramike që errësohet elektrikisht, ai përcjell atmosferën e një lounge të klasit luksoz me një ndjenjë hapësire të veçantë – gjithashtu edhe në rreshtin e dytë të sediljeve.
Bagazhi ofron një kapacitet prej mbi 500 litrash, kështu që ka hapësirë për më shumë se vetëm gjërat thelbësore. Materialet e brendshme të ID.7 të ri përmbajnë një bollëk materialesh të ricikluara. Për më tepër, ashtu si modelet e tjera ID., ID.7 i ri do të arrijë te klientët krejtësisht i neutral ndaj karbonit.
ID7 është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.
Jepini një atmosferë të re makinës tuaj me ndricimin shumëngjyrësh.
Tashmë mund të shihni një udhezues në xhamin e përparmë të ID6 tuaj, i cili ju tregon shpejtësinë, drejtimin sipas GPS dhe shumë info të tjera.
Nëse shoferi nuk shfaqni aktivitet gjatë udhëtimit, asistenca e emergjencës mund ta ndalë automjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të parandalojë një aksident.
Asistenti i Dritës bën të mundur që dritat do të aktivizohen automatikisht kur ka pak ndricim dhe do të fiket kur ka një automjet që vjen përballë.
Kontrolli i Shpejtësisë Adaptiv (ACC) ndihmon në mbajtjen e një shpejtësie maksimale të vendosur më parë dhe një distancë minimale të paracaktuar nga automjeti përpara. Ai gjithashtu ka kontroll të parashikueshëm të shpejtësisë dhe asistencë në kthesa. Kjo do të thotë se ACC mund të përshtasë shpejtësinë e automjetit sipas kufijve të shpejtësisë dhe sipas konfiguracionit të rrugës (kthesa, rrugë qarkullimi, etj.).
Side Assist paralajmëron për ndryshime të rrezikshme të korsisë , duke treguar kur një automjet është në zonën e verbër ose kur po afrohet shpejt nga pas.
Kur sinjalizoni për të ndryshuar korsinë, ai llogarit rrezikun dhe ju paralajmëron me ndriçim të dukshëm. Kryen ndërhyrje korrigjuese në drejtimin e automjetit në rast rreziku për të shmangur aksidentet e mundshme.
Karikimi i Volkswagenit tuaj tani është më i përshtatshëm me Plug & Charge, standardi i ri për karikim të lehtë.
Thjesht shkoni në stacionin e ngarkimit Plug & Charge, aktivizoni Plug & Charge përmes aplikacionit dhe në automjet, dhe lidhni kabllon e ngarkimit. Regjistrimi, ngarkimi dhe faturimi janë automatike. Pastaj, vazhdoni udhëtimin tuaj.