Panda

Xiaomi SU7

>

>

Xiaomi SU7

Panda Electric Motors

Një risi në automjetet elektrike sportive

Xiaomi SU7 është një makinë elektrike që ofron një përvojë të shkëlqyer, me teknologji moderne dhe performancë tepër të lartë. E ndërtuar për t’u përshtatur me nevojat e përdoruesve, ajo ka një dizajn tërheqës dhe ofron mundësi të ndryshme lidhur me komfortin dhe sigurinë. Me një autonomi të mirë dhe sisteme të avancuara asistence, Xiaomi SU7 është një opsion i shkëlqyer për ata që kërkojnë një automjet të besueshëm dhe efikas dhe veçanërisht, sportiv.

Autonomi
0 km
0-100km/h
s
Shpejtesia Max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Performancë e shkëlqyer

Xiaomi SU7 ofron performancë të shkëlqyer me një motor elektrik të fuqishëm që siguron një shpejtësi maksimale prej 265km/h, me një  përshpejtim të jashtëzakonshëm, nga 0km/h në 100km/h për vetëm 2.78 sekonda. Përveç kësaj, ky automjet ruan një autonomi prej 700km.

Sistemi i avancuar i drejtimit dhe stabilitetit e bën vozitjen të këndshme dhe të sigurt, ndërsa kapaciteti i energjisë e mban automjetin të qëndrueshëm gjatë udhëtimeve të gjata. Ajo ofron një përvojë të përshtatshme dhe të fuqishme për çdo tip udhëtimi, duke kombinuar efikasitetin dhe performancën.

Panda Electric Motors

Komoditet dhe Elegancë

Xiaomi SU7 ka një interior të modernizuar dhe të rehatshëm, i cili ofron një përvojë të këndshme si për pasagjerët, ashtu dhe për shoferin. Përdorimi i materialeve cilësore dhe dizajni elegant krijon një atmosferë relaksuese dhe luksoze. Kabina është e pajisur me teknologji të avancuar, duke përfshirë një sistem multimedial intuitiv dhe funksionalitete të shumta. Gjithashtu nuk mungon hapsira tepër e bollshme.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te Xiaomi SU7

Xiaomi SU7 është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Timon multifunksional

Timoni i Xiaomi SU7 ofron kontroll të shtuar me funksione si drejtim adaptiv, kontrolle multifunksionale për muzikën, navigimin dhe thirrjet telefonike, dhe ngrohje timoni. Ka mundësi rregullimi elektrik për pozicionin e timonit, gjithashtu dhe modalitetet si BEGINNER, WET, ECONOMY, SPORT dhe CUSTOM mund të zgjidhen direkt nga timoni.

Ekran 16.1 inç, 3K ultra

Xiaomi SU7 është e pajisur me një ekran qendror 16.1 inç, 3K ultra të qartë, një HUD të madh 56 inç. Për më tepër, tabletët Xiaomi mund të lidhen jashtë për të shërbyer si ekran shtesë ekologjik, duke krijuar lidhje me 5 ekrane brenda makinës.

Ndricimi i Ambientit

Ndriçimi ambiental ju ofron mundësi të pafundme për krijimin e atmosferës me dritë.

Sedilje ergonomike, dhe sportive

Sediljet e Xiaomi SU7 janë të dizajnuara për rehati maksimale. Ato kanë një dizajn ergonomik, që siguron një pozicion të rehatshëm për çdo udhëtim.

Ndërfaqja 'Heads up'

Informacionet kryesore janë gjithmonë përpara jush. Vëmendja juaj e plotë mbetet në rrugë dhe trafikun para jush.

Tavan panoramik

Xiaomi SU7 ofron një tavan panoramik që siguron pamje të jashtëzakonshme dhe ndriçim natyral për pasagjerët.

Asistenti Emergjent - rastet e papritura

Xiaomi SU7 është i pajisur me sensorë dhe kamera të cilat, pasi të pikasin një këmbësor, kafshë apo objekt që ju del përpara papritmas, atëhere do të reagoj menjëherë automjeti automatikisht duke frenuar, dhe shmangur një aksident.

Asistenti Emergjent - rastet e frenimit

Xiaomi SU7 është i pajisur me sensorë dhe kamera të cilat, në rast se pikasin që makina përpara jush frenon menjëherë, atëhere automjeti do të frenojë butesisht ose fortë në varësi të rastit, duke shmangur përplasjen me automjetin përpara.

Asistenti i udhëtimit - pikat e verbra

Kur sinjalizoni për të ndryshuar korsinë, sistemi llogarit rrezikun dhe ju paralajmëron ose kryen korrigjimin e nevojshëm për të parandaluar përplasjen me automjetin tjetër.

Asistenti i mbajtjes së korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë ose do të marrë kontrollin e timonit dhe të kryejë korrigjimet e nevojshme kur kjo është duke ndodhur.