Panda

Zeekr 001

>

>

Zeekr 001

Panda Electric Motors

Një automjet me parametra mbreslënëse

Zeekr 001 kombinon stilin avant-gard dhe elegant me sportivitetin e një crossover coupé. Dinamik në çdo aspekt, ofron performancën e shkëlqyer të një makine sportive, pa e kursyer komoditetin dhe praktikën. Statistikat e makinës flasin vetë.
Autonomi
1 km
0-100km/h
0.1 sek
Shpejtesia max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Performancë e fuqishme

Përjetoni adrenalinen me zeekr 001, me një shpejtësi maksimale mbi 200km/h dhe një përshpejtim nga 0 në 100km/h për vetëm 3.8 sekonda.

Përveç performancës së shkëlqyer nuk mungon dhe autonomia prej 620km me vetëm një karikim, një makinë sportive, por mbi të gjitha, praktike për ju. Në karikim mjaftojnë vetëm 30 minuta për ta mbushur makinën nga 10% në 80% karikim.

Panda Electric Motors

Modern dhe praktik

Brendësia e Zeekr 001 ofron një eksperiencë moderne, që përmbush çdo pritshmëri për komoditetin dhe stilin e saj. Kabina është e pajisur me materiale premium. Ekranet e mëdhenj dhe sistemet e avancuara të saj ofrojnë kontroll të gjërë të makinës, ndërsa sediljet ergonomike ofrojnë mbështetje dhe rehati gjatë çdo udhëtimi. Dritat ambientale dhe detajet e ndriçimit krijojnë një atmosferë të këndshme, duke e bërë çdo udhëtim një eksperiencë të veçantë.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te Zeekr 001

Zeekr 001 është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Panorame sipër jush

Ky tavan i madh prej xhami ndriçon makinën me dritë natyrale, duke rritur ndjesinë e hapësirës dhe duke ofruar pamje mahnitëse.

Materiale Premium

Brënda Zeekr 001 do të gjeni lëkurë premium me qepje në pjesën qëndrore të makinës, dhe jo vetëm.

Ekran 15.4-inch touchscreen.

Ekrani ofron një ndërfaqe të pastër dhe intuitive, me rezolucion të lartë dhe ngjyra të ndritshme, dhe mbi të gjitha, thjeshtësi në përdorim.

Sistemi i Audios YAMAHA

Përjetoni kënget e preferuara në një qartësi mbreslënëse, pa harruar dhe bass-in e fortë që ndihet në të gjithë makinën, kjo nëpëmjet 8 bokseve YAMAHA.

Sedilje ergonomike

Shijoni rehatinë e sediljeve ergonomike, të cilat ofrojnë 5 funksione masazhi dhe ventilim, në të gjitha modelet e zeekr 001.

Hapsirë e bollshme.

Me shumë hapësirë për këmbët dhe kokën, dhe jo vetem. Nuk mungon bagazhi i tepeët i cili mund të zgjerohet duke ulur sediljet e pasme.

Ambient Lighting

Ndriçimi ambient me 64 ngjyra të rregullueshme ofron një ndjesi premium hapësire dhe cilësie.

ZEEKR AD

Një radar lazer, një radar millimeter-wave me rreze të gjatë 250m, katër radarë ultratinguj të gjatë, tetë radarë ultratinguj të shkurtër dhe dymbëdhjetë kamera me definicion të lartë.

Kinemaja Zeekr

Integron skenën e filmit me audio në kabinë, sediljet, klimën, ndriçimin ambient, aromat dhe funksione të tjera, duke ofruar një përvojë kinematografike private dhe tërheqëse.

Adaptive Cruise Control

Ky opsion lejon që të mbani një distancë të sigurt dhe një shpejtësi konstante ndaj makinës që keni përpara, duke frenuar ose shtuar shpejtësinë butësisht, duke ju hequr lodhjen nga rrugët e gjata.

Asistenti i Parandalimit te Perplasjeve

Ky sistem ju ndihmon të shmangni aksidentet në rastet kur ju del një objekt, automjet apo këmbësor papritmas, në rrugë, kryqëzime apo dhe kthesa. Ky sistem automatikisht frenon automjetin për të shmangur përplasjen

Asistenti i mbajtjes së Korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.

Monitoruesi i Trafikut

Në rastet kur pamja juaj nuk është e qartë, ose në rastet kur ju duhet të ecni mbrapsht, ky sistem ju lajmëron për këmbësorë apo automjete që janë duke u afruar, dhe që përbëjnë rrezik aksidenti.