Panda

Zeekr 007

>

>

Zeekr 007

Panda Electric Motors

Standart i ri i makinave elektrike

Zeekr 007 është një sedan elektrik luksoz që kombinon një dizajn aerodinamik dhe sportiv me teknologjinë më të avancuar. Dritarja e pasme është e bashkuar me tavanin panoramik, ndërsa dorezat e dyerve jane të fshehura, detaje këto që i japin një stil futuristik automjetit.

Automjeti është i disponueshëm në ngjyra të veçanta, përfshirë Sky Green të ri dhe Shadow Black.Dizajni i Zeekr 007 thekson elegancën dhe inovacionin, duke e bërë atë të dallojë në tregun e sedanëve elektrikë luksoz​.

Autonomi
1 km
0-100km/h
0.1 sek
Shpejtesia max
1 km/h

Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.

Panda Electric Motors

Performancë e jashtëzakonshme

Jepini një kuptim të ri adrenalinës me zeekr 007, me një shpejtësi marramëndëse nga 0km/h në 100km/h për vetëm 2.84 sekonda.

Përveç performancës së shkëlqyer nuk mungon dhe autonomia prej 870km, me vetëm një karikim, një makinë sportive, por mbi të gjitha, e shpejtë dhe praktike për ju. Udhëtoni kudo pa u shqetësuar për karikim të shpeshtë.

Panda Electric Motors

Luksoz dhe praktik

Brendësia e Zeekr 007 është një hapësirë minimaliste dhe e fokusuar në teknologji, e krijuar për të ofruar një përvojë dixhitale të pandërprerë.

Ajo përfshin një ekran të madh multimedial që dominon panelin e instrumenteve, duke eliminuar nevojën për butona fizik. Kabina përmirësohet më tej me ekrane LED inovative që krijojnë një ambient futuristik.

Sistemi Zeekr OS AI lejon kontrollin me zë nga çdo vend, duke e bërë makinën shumë interaktive dhe të lehtë për t’u përdorur.

Dizajni i përgjithshëm përparëson si komoditetin ashtu edhe teknologjinë e avancuar, duke siguruar një përvojë luksoze në drejtim​.

Panda Electric Motors

Risitë e tjera te Zeekr 007

Zeekr 007 është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.

Panorame sipër jush

Tavan i madh prej xhami, i lidhur me dritaren e pasme, ndriçon gjithë makinën me dritë natyrale, duke rritur ndjesinë e hapësirës dhe duke ofruar pamje mahnitëse.

Teknologjia 'Augmented Reality'

Nëpërmjet teknologjisë ‘augmented reality’ në xhamin tuaj do të shfaqen udhëzime të rrugës, gjithashtu dhe të dhën si shpejtësia e makinës, bateria, marshi etj…

Ekran 15.4-inch touchscreen.

Ekrani me rezolucion të lartë i Zeekr 007 ofron kontroll të thjeshtë për navigimin dhe mediat, duke u integruar pa probleme me sistemin e tij të avancuar.

Sistemi i avancuar i audios i ZEEKR

21 bokse, kanal fuqi maksimale prej 1900 watt dhe suporton Dolby Atmos. Përjetoni pikun e cilësisë së audios.

Sedilje ergonomike

Shijoni rehatinë e sediljeve ergonomike, me rezistencë ndaj pluhurit, njollave dhe me material lëkure të butë.

Hapsirë e bollshme.

Me shumë hapësirë për këmbët dhe kokën, dhe jo vetem. Nuk mungon bagazhi i tepeët i cili mund të zgjerohet duke ulur sediljet e pasme.

Ambient Lighting

Ndriçimi ambient me 64 ngjyra të rregullueshme ofron një ndjesi premium hapësire dhe cilësie.

ZEEKR AD

Një radar lazer, një radar millimeter-wave me rreze të gjatë 250m, katër radarë ultratinguj të gjatë, tetë radarë ultratinguj të shkurtër dhe dymbëdhjetë kamera me definicion të lartë.

Kinemaja Zeekr

Integron skenën e filmit me audio në kabinë, sediljet, klimën, ndriçimin ambient, aromat dhe funksione të tjera, duke ofruar një përvojë kinematografike private dhe tërheqëse.

Adaptive Cruise Control

Ky opsion lejon që të mbani një distancë të sigurt dhe një shpejtësi konstante ndaj makinës që keni përpara, duke frenuar ose shtuar shpejtësinë butësisht, duke ju hequr lodhjen nga rrugët e gjata.

Asistenti i Parandalimit te Perplasjeve

Ky sistem ju ndihmon të shmangni aksidentet në rastet kur ju del një objekt, automjet apo këmbësor papritmas, në rrugë, kryqëzime apo dhe kthesa. Ky sistem automatikisht frenon automjetin për të shmangur përplasjen

Asistenti i mbajtjes së Korsisë

Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.

Monitoruesi i Trafikut

Në rastet kur pamja juaj nuk është e qartë, ose në rastet kur ju duhet të ecni mbrapsht, ky sistem ju lajmëron për këmbësorë apo automjete që janë duke u afruar, dhe që përbëjnë rrezik aksidenti.