Shenim: Automjetet e shfaqura zakonisht gjënden në disa variante/modele, të cilat janë të listuara në fund të faqes. Prej kësaj, statistikat që ju shihni mund të variojnë nga modeli në model.
Zeekr X ofron një performancë të shkelqyer për një SUV, ajo cila arrin një shpejtësi maksimale 180km/h dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h në vetëm 3.8 sekonda. Përveç performancës së jashtëzakonshme, kjo makinë ofron një autonomi prej 446 km me një karikim të vetëm.
E bërë për të ofruar gjithashtu komoditet dhe praktikë, Zeekr X karikohet shpejt, duke mbushur baterinë nga 10% në 80% brenda vetëm 28 minutash. Ideale për ata që kërkojnë një makinë sportive dhe të efektshme në përdorim të përditshëm.
Brendësia e Zeekr X ofron një kombinim të luksit dhe teknologjisë moderne. Kabina është e mbuluar me materiale premium dhe ka një ekran touchscreen të madh që të lejon të kontrollosh shumë aspekte të makinës. Paneli i klimës është i ndjeshëm me prekje për kontroll të lehtë.
Sediljet janë të rregullueshme elektrikisht dhe ofrojnë mbështetje dhe rehati, me mundësi masazhi. Ndriçimi ambienti krijon një atmosferë elegante dhe qetësuese. Sistemet e asistencës për vozitësin dhe teknologjitë e lidhjes janë të integruara për siguri dhe lehtësi maksimale.
Zeekr X është e kompletuar me shumë teknologji dhe opsione të ndryshme, për ti ofruar shoferave si dhe pasagjerave nje eksperiencë sa më të këndshme gjatë udhetimeve në automjet.
Përjetoni kënget e preferuara në një qartësi mbreslënëse, pa harruar dhe bass-in e fortë që ndihet në të gjithë makinën, kjo nëpëmjet 8 bokseve YAMAHA.
Ky sistem ju ndihmon që të mos humbni kontrollin e makinës tuaj dhe të mos dilni jashtë korsisë tuaj gjatë udhëtimit me automjet. Makina do ju paralajmërojë kur kjo është duke ndodhur.
Zeekr X gjëndet në disa variante të ndryshme, secila me parametra dhe specifika të ndryshme